“Indiferenca e karakterizon këtë qeveri” / Zjarri në ‘5 Maji’, Xhixho: Heshtja dhe justifikimet nuk mjaftojnë

Data

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zjarrin e mbrëmshëm në tregun e lagjes “5 Maji”, duke e cilësuar ngjarjen jo si një aksident të rastësishëm, por si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave të gabuara qeveritare.

Sipas Xhixhos, zjarri është rezultat i braktisjes së tregtarëve, mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe shkatërrimit të qëllimshëm të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste. Ajo thekson se neglizhenca dhe mosndërhyrja në kohë me të gjitha mjetet e nevojshme janë tregues të qartë të indiferencës së qeverisë ndaj problemeve madhore të qytetarëve.

“Heshtja dhe justifikimet nuk mjaftojnë. Nuk u dogjën vetëm stendat dhe malli, por edhe mundi i familjeve që jetojnë nga puna e ndershme,” shprehet Xhixho në reagimin e saj.

Ajo bën thirrje për marrjen e përgjegjësive institucionale dhe ndërhyrje konkrete për mbështetjen e tregtarëve të prekur nga zjarri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related