Gjatë 2024 janë vënë në pranga 100 fëmijë, psikologia: Mungesa e komunikimit në familje, një problem kryesor

Data

Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale rezulton në shifra shqetësuese për qytetin e Fierit. Vetëm përgjatë vitit 2024 për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë 100 të mitur.

Psikologia Krisalda Sauli rendit një sërë faktorësh që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në aktivitete të paligjshme, duke vënë theksin kryesisht te mungesa e komunikimit në familje.

Psikologia Sauli pohon se grupmosha më delikate është 13- 18 vjeç, ndërsa procesin e riintegrimit në shoqëri e sheh si tepër të vështirë, duke iu referuar edhe rasteve konkrete të ndjekura nga vetë ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related