Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, hetimet fokusohen te motivi; mbrojtja pretendon se ngjarja ishte aksidentale

Data

Hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi në Shkodër vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë. Për rastin është arrestuar bashkëshorti i saj, 62-vjeçari Shtjefën Ziçi, i cili dyshohet se e qëlloi me një armë gjahu të cilën e posedonte me leje.

Sipas burimeve hetimore, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet lidhet me një debat mes bashkëshortëve, ku dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia. Raportohet se pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar një konflikt verbal mes çiftit, gjatë të cilit 62-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular.

Sipas hetimeve paraprake, pas debatit i dyshuari është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj bashkëshortes, e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia ka sekuestruar armën dhe pamjet filmike, ndërsa vijon administrimin e provave për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të arrestuarit kundërshton versionin e hetuesve dhe pretendon se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas avokatit, arma ishte marrë për t’u pastruar dhe 62-vjeçari nuk kishte dijeni se ajo ishte e mbushur.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se i dyshuari ka kërkuar që ceremonia mortore e bashkëshortes të zhvillohet sipas traditës familjare.

Çifti ishte prind i dy fëmijëve dhe njihej nga banorët e zonës si familje pa konflikte të njohura. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale, ndërsa motivi përfundimtar do të përcaktohet nga organet e drejtësisë mbi bazën e provave të administruara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related