Vokshi në Asamblenë e KE: Tolerimi i autoritarizmit për hir të stabilitetit nuk është zgjidhje

Data

Deputetja e PD, Albana Vokshi, përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) gjatë fjalës së saj u shpreh se autokracitë janë kthyer edhe një herë në kërcënimin më të madh, jo vetëm për lirinë dhe demokracinë, por edhe për paqen dhe stabilitetin në botë.

“Tolerimi i autoritarizmit për hir të stabilitetit nuk është zgjidhje – herët a vonë, autokratët sjellin konflikt, paqëndrueshmëri dhe kërcënime që shtrihen përtej kufijve të tyre. Ne, duhet të mbajmë qëndrim të vendosur kundër liderëve autoritarë dhe të gjithë atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat e njeriut”, ka deklaruar ajo, ndërsa ka bërë thirrje për të mos mbështetur liderët në Shqipëri dhe Ballkan që abuzojnë me pushtetin dhe shkelin të drejtat politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related