Një nga ngjarjet më tragjike dhe më të diskutueshme të historisë së re shqiptare, 21 Janari i vitit 2011, vazhdon të mbetet një çështje e pambyllur, jo për mungesë faktesh, por për shkak të lojërave politike që e mbajnë të përdorshme. Lulzim Basha, një nga figurat kryesore të asaj kohe, ka rrëfyer më në fund të pathënat e një krimi që ende nuk është zbardhur, duke hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri aktual nuk ka interes të sjellë drejtësi për viktimat, por e ka shfrytëzuar ngjarjen për qëllime politike, duke bashkëpunuar me të njëjtët individë që ishin përgjegjës për atë masakër.
Ai zbulon se grupi i zjarrit, në vend që të ndëshkohej, është shpërblyer me poste dhe tendera, ndërsa Ilir Meta, një nga aktorët kryesorë të atyre kohëve, është promovuar si Kryetar i Kuvendit. Basha tregon se e kishte menduar dorëheqjen si një akt përgjegjësie, por tensionet e kohës dhe frika e një tjetër proteste të dhunshme e ndalën. “Më erdhi plasje kur dëgjova që aty pati viktima. Policët ishin të çarmatosur pikërisht për të shmangur pasojat.” Në vazhdim, Basha përmendi se grupi i zjarrit kishte marrë promovime në pozita si kryetar bashkie dhe se kishte përfituar nga tenderat, ndërsa Ilir Meta ishte bërë Kryetar Kuvendi pas atyre ngjarjeve. I pyetur se përse nuk e dha dorëheqjen asokohe, Basha u shpreh se nuk e kreu këtë veprim pasi sipas tij kërcënohej një tjetër protestë që mund të ishte e dhunshme. “E kam menduar pa asnjë presion. Ishte për përgjegjësi politike.
U vranë 4 qytetarë. Pjesën gjyqësore e kam thënë, duhet të ishte zbardhur. Por 21 janari nuk zbardhet se Edi Rama e ka penguar se kërkon ta përdorë politikisht. Grupin e zjarrit e gradoi kryetar bashkie dhe përfitues të tenderave. Ilir Metën e mori dhe e bëri Kryetar Kuvendi. Më erdhi plasje kur dëgjova që aty pati viktima. Policët ishin të çarmatosur pikërisht për të shmangur çdo lloj incidenti. Bëmë gjithçka që të shmangeshin viktimat. Nuk dhashë dorëheqje sepse kërcënohej një tjetër protestë që mund të ishte e dhunshme. Kjo në etikën time mund të ishte (dikush mund të thoshte mbroj të pasmet e mia dhe iki) braktisje e detyrës që më ishte besuar me Kushtetutë”, deklaroi Basha në një media.
