Torta Bela “helmon” Fierin, zv/kryeministrja iu kërkon dorëheqjen drejtorëve të qarkut për t’i zëvendësuar me…

Data

Trazira të reja politike po lëkundin Fierin, pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku ka nisur një operacion të gjerë spastrimi në administratën lokale. Shkaku i kësaj lëvizjeje mësohet të jetë kontrolli i burimeve dhe fuqisë elektorale në një nga bastionet politike të vendit. Sipas burimeve të sigurta, Balluku ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të institucioneve të rëndësishme në qarkun ku ajo është drejtuese politike, duke synuar të vendosë njerëzit e saj besnikë në pozita kyçe. Kjo lëvizje vjen në prag të zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim krijimin e një rrjeti të fortë kontrolli dhe ndikimi mbi votat në qark. Lëvizjet e Ballukut kanë shkaktuar shumë reagime të forta në Fier, ku mesa duket torta me emrin e saj që e vendosi një pastiçeri në këtë zonë, e cilësuara si më e shitura ka filluar të “helmojë” zyrtarët që nuk i ka nën kontroll.

Mobilizimi i ministrive dhe drejtuesit e SHA

Një prej skenarëve që po zbatohet gjithashtu në terren, sipas informacioneve, është edhe angazhimi i drejtuesve të shoqërive aksionare dhe institucioneve shtetërore për sigurimin e mbështetjes elektorale. Nga ana e Ballukut kjo përfshin presione mbi punonjësit e administratës publike dhe ndërthurjen e projekteve publike me qëllime elektorale. Burime pranë institucioneve lokale raportojnë se janë dhënë udhëzime të qarta për të ndikuar mbi qytetarët, duke shfrytëzuar fonde publike dhe projekte infrastrukturore për të fituar mbështetje politike. Kjo strategji synon të sigurojë një avantazh të ndjeshëm për krahun politik që mbështet Ballukun. Madje ka patur denoncime konkrete se stafi i OSHEE është shpërngulur në Fier për të bërë fushatë për Belinda Ballukun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related