Edi Rama mbron Mirlinda Karçanaj: “Po sikur të jetë e pafajshme?”

Data

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij edhe te çështja e AKSHI, duke i dalë në mbrojtje ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Rama theksoi se nuk dëshiron të komentojë përmbajtjen e hetimit, por ngriti shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet publikisht institucioni dhe stafi i tij.

Sipas tij, duhet respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë, duke theksuar se çdo person ka të drejtë të hetohet si i pafajshëm deri në provën e kundërt.

“Po sikur Linda Karçanaj të jetë krejt e pafajshme dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar?”, u shpreh Rama, duke shtuar se, sipas tij, ndaj saj janë ngritur akuza publike për pasuri dhe stil jete që nuk përputhen me realitetin.

Kryeministri deklaroi se AKSHI është një institucion që, sipas tij, ka punuar intensivisht për transformimin digjital të vendit dhe nuk duhet – siç u shpreh – të “masakrohet psikologjikisht” para se drejtësia të japë një vendim përfundimtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related