Evropa po shkon drejt një kthese drastike, BE do t’i “lutet” sërish Rusisë për gaz, ja si ka ndikuar fitorja e Trump

Data

Zyrtarët evropianë po debatojnë nëse shitjet e gazit rus në BE duhet të rifillojnë si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës, sipas njerëzve të njohur me diskutimet. Mbrojtësit e blerjes së gazit rus argumentojnë se kjo do të sillte çmimet e larta të energjisë në Evropë, do të inkurajonte Moskën në tryezën e negociatave dhe do t’u jepte të dyja palëve një arsye për të zbatuar dhe mbajtur një armëpushim. Por ngritja e idesë për rihapjen e flukseve të gazit rus në Evropë, edhe në diskutimet paraprake, ka shkaktuar tashmë një reagim të ashpër midis aleatëve më të afërt të Ukrainës në BE. Tre nga zyrtarët e informuar mbi bisedimet thanë se ideja ishte miratuar nga disa zyrtarë gjermanë dhe hungarezë, me mbështetjen e kryeqyteteve të tjera që e panë atë si një mënyrë për të ulur kostot evropiane të energjisë.  “Ka presion nga disa shtete të mëdha anëtare për çmimet e energjisë dhe kjo është një mënyrë për t’i ulur ato, natyrisht,” tha një zyrtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related