SPAK do të hetojë krimet zgjedhore, Gjikondi: Politika ta pyesi veten dy herë përpara se…

Data

Juristja Brisida Gjikondi diskutoi mbi strukturën e prezantuar nga SPAK për të mbikëqyrur procesin zgjedhor të pranverës. Ajo theksoi se kjo strukturë është e nevojshme, pasi zgjedhjet janë shpesh burim përplasjesh mes forcash politike, dhe ka pasur raste ku lidhjet e politikës me krimin janë bërë evidente.

Gjikondi shpjegoi se shumë nga dosjet e SPAK lidhen me lidhjet mes politikës dhe krimit, përfshirë drejtues të administratës që kishin lidhje me grupe kriminale dhe manipulime të mundshme të votave, si shit-blerja e tyre. Ajo përmendi gjithashtu portalin që SPAK ka hapur për denoncime nga qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin me policinë, prokurorinë, KQZ-në dhe BKH-në.

Një nga shqetësimet e Gjikondit ishte numërimi i votave, të cilin e konsideron problematik për shkak të mundësisë së manipulimit të tij nëse bëhet manual. Ajo theksoi se numërimi elektronik i votave do të ulte mundësinë e abuzimeve dhe se një makineri do të ishte më e sigurt sesa procesi manual, që është i ndjeshëm ndaj korrupsionit. Sipas juristes, edhe vota e Diasporës mund të jetë subjekt i abuzimeve, pasi do të kryhet manualisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related