Drejtuesja e Autoritetet Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Vilma Tomço dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me përfitim të ndërsjellë.
Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja konsiston në disa pika kyçe si: identifikimin, nxitjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin në projekte me interes të përbashkët, në fushën e gjeoinformacionit, teknologjisë së informacionit, promovimit dhe marketingut të produkteve; Bashkëpunimin për aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, organizmin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, si edhe nxitjen, mbështetjen, dhe realizimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e arsimit, trajnimit dhe kërkimit shkencor
Kjo marrëveshje parashikon edhe krijimin e hapësirave për praktika profesionale dhe mësimore për studentët.
