“Qeveria do gjejë forma manipulimi dhe të..”, Lubonja: Shqipëria në rrezik nga një regjim, opozita duhet të bashkohet

Data

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në një emision televiziv foli për situatën politike në vendin tonë. Lubonja, duke folur për primaret në PD, deklaroi se ata shërbejnë për të rritur konkurrencën brenda partisë.

Por, Lubonja shtoi se ekziston rreziku që të zgjidhen kandidatët që janë paracaktuar ose të preferuar të kryetarit të partisë.
“Primaret në parim janë të mira. Me gjithë problemet, primaret mund të shtojnë konkurrencën. Duhet të ishte një garë e rregullt. Zgjedhjet duhet të jenë të ndershme. Nëse primaret bëhen sa për sy e faqe për të gënjyer dynjanë, atëherë është problem. Primaret janë përvojë e mirë e duhet të hyjnë në të gjithë politikën shqiptare”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja shtoi se Shqipëria është në rrezik nga një regjim. Ai sugjeroi se më e mira në këto zgjedhje do të ishte që opozita të shkonte e bashkuar në zgjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related