Lufta në Ukrianë, Putin: I gatshëm për bisedime, por jo me Zelensky

Data

Vladimir Putin ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në një intervistë për median ruse “Rosia Tv”, Putin e cilësoi Zelenskyn, si “jolegjitim “Mund të negociojmë me këdo, por për shkak të jolegjitimitetit të tij, Zelensky nuk ka të drejtën të firmosë asgjë”, ka deklaruar Putin në televizionin shtetëror rus.

“Është e mundur të zhvillohen bisedime me këdo. Por për shkak të paligjshmërisë së tij ai nuk është në gjendje të nënshkruajë asgjë. Nëse ai dëshiron të marrë pjesë në bisedime, unë do të përgatis njerëzit që do të zhvillojnë bisedimet”, tha presidenti rus.

Shefi i Kremlinit theksoi se Rusia mund të caktojë njerëz për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes palëve, edhe nëse Zelensky do të ishte prezent, në vend të zhvillimit të një takimi kokë më kokë. Kjo deklaratë e Putin ngjalli reagimin e presidentit ukrainas, i cili e akuzoi Putinin se ka “frikë” që të negociojë një zgjidhje për luftën pothuajse 3-vjeçare.

Kreu i shtetit rus disa herë ka deklaruar se ai nuk e konsideron Zelenskyn si udhëheqës legjitim, e kjo për shkak se mandati i tij presidencial pesëvjeçar duhet të përfundonte që në 20 maj të vitit 2024.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related