Ilir Meta zbulon se çfarë ndodhi gjatë marrjes së tij në pyetje për gati 3 orë në SPAK, ja si kreu i Partisë…

Data

Ish-presidenti Ilir Meta duket se është përshtatur me izolimin në qeli. Ai ka dhënë një intervistë për “Politico”, ku shprehet se është mësuar tashmë dhe po e shfrytëzon izolimin për t’u ripërtërirë, ndërsa ka deklaruar se do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Ndërkohë ai zbulon se çfarë ndodhi gjatë marrjes së tij në pyetje për gati 3 orë në SPAK. Po ashtu, kreu i Partisë së Lirisë ia ka faturuar aferën e pastrimit të parave në SHBA kryesisë së ish-LSI.

-Zoti Meta, ju u pyetët për gati 3 orë në SPAK (7 janar) dhe në një reagim falënderuat mediat që iu njoftuan që do paraqiteshit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). A nuk ju kishin njoftuar paraprakisht?

Jo aspak, nuk isha i njoftuar zyrtarisht sipas ligjit dhe procedurave. Por e mësova vetëm nga titrat e TV, ndaj edhe i falenderova. Kur këtë ankesë ia shprehëm prokurorit, ai u habit se e kishte firmosur që në 30 Dhjetor dhe nuk e kuptonte si s’kishte mbërritur në 6 Janar kur zyra e tij dhe qelia ime janë vetëm 100 metra largësi në vijë ajrore, por kjo është çudia më e vogël. Meqenëse ata ishin të interesuar për lobimet, çudia më e madhe mbetet se për Edi Ramën një shqiptaro-amerikan bëri burg që ky të bënte një foto të paligjshme dhe me pagesë të paligjshme me Presidentin Obama dhe po kështu, Charles McGonigal, kryezbuluesi i FBI, është në burg prej vitesh edhe për korrupsion me Shqipërinë, në një dosje ku emri i Edi Ramës është dhjetëra herë dhe deri më sot askush se ka parë Edi Ramën në dyert e SPAK-ut. Ndërsa për Ilir Metën s’ka asnjë proces gjyqësor në SHBA ku emri i tij të jetë përmendur apo një person që të jetë dënuar për shërbime ndaj Metës. Për më tepër që kurrë as kam firmosur ndonjë pagesë apo dhënë ndonjë autorizim për pagesa të paligjshme. Kontratat me kompanitë lobuese miratoheshin në kryesi dhe caktoheshin personat përgjegjës për të firmosur ose ndjekur ato.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related