Gjatë ditëve të nxehta të verës, një gotë ujë me akull krijon ndjesinë se po shuani etjen dhe nxehtësinë. Por pas kënaqësisë së parë, trupi mund të përballet me disa pasoja jo aq të këndshme, që shumë prej nesh nuk i marrin parasysh.
2. Nxit dehidratim, jo hidratim
Duket kundërintuitive, por uji i akullt mund të ngadalësojë përthithjen e lëngjeve. Trupi duhet fillimisht ta sjellë ujin në temperaturën e tij para se ta përdorë për funksionet hidratuese, duke vonuar procesin dhe nganjëherë duke e ngatërruar ndjesinë e etjes.
