Vr@sj@ e Kristian Markut/ Arrestohet një 36-vjeçar nga Kukësi, zbulohet roli i tij (EMRI)

Data

Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin e regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni.

Në pranga është vënë shtetasi Erald Cenaj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Autoritetet policore raportojnë se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autorët për vrasjen e Kristian Markut (Bardhit) është siguruar nga Erald Cenaj.

Po ashtu, bëhet me dije se gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e INTERPOL-it për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e dyshuar, pasi ekzistojnë indicie se ata janë larguar drejt Kosovës pas kryerjes së atentatit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related