Avokat Ideajet Beqiri u shpreh në një emision televiziv se duhet të zbardhet patjetër dosja e “Gërdecit” dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.
Duke u rikthyer kësaj çështje, avokati Beqiri ka rikujtuar deklaratat e bëra nga ish-Kryeministri në detyrë Sali Berisha që për mos t’u kuptuar nga gazetarët ndryshoi emrin e baxhanakut të tij.
Beqiri u shpreh se, provat janë shumë të pastra dhe autorët kanë lënë gjurmë kudo.
“Berisha ka lënë vetë gjurmë të krimit sepse është përpjekur ta fsheh krimin që në fillim. Ai mohoj baxhanakun e tij sepse deklaroi se u vra tha dhe një Mehmet Hoxha ku ndërkohë ai ishte Muhamet Hoxha. Për mos t’u zbuluar nga gazetarët që ishte kunati i tij ai me qëllim i ndryshoi emrin” deklaroi Beqiri.
Nga ana tjetër, vazhdon avokati, e shoqa e Sali Berishës, Liri Berisha së bashku me të birin Shkëlzenin deklaronin që “ Berisha nuk ka pasur informacion që punonte në Gërdec por mua mi thoshte motra që burri punonte dhe ngrinte arka me fishekë”.
“Por nga ana tjetër, kur u pyet e motra e Liri Berishës u shpreh se unë nuk kam ditur gjë se ku punon. Ky ishte një nga personat më të besuar sepse ai mbante shënim kush hynte dhe kush dilte dhe sa shkarkohet për demontim”.
