Virozat e stinës duket se kanë arritur kulmin në qytetin e Shkodrës, ku prej disa ditësh po shënohen shifra rekord të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por pa shënuar rritje.
Shefja e epidemiologjisë në Shkodër ka dhënë një panoramë të situatës dhe grupmoshat më të prekura nga variantet dhe nënvariantet e virozave që qarkullojnë në vend. Sipas saj vetëm javën e fundit janë shënuar 500 raste të prekurish kryesisht fëmijë dhe të moshuar.
“Situata epidemiologjike në rrethin e Shkodrës paraqitet mjaft dinamike. Numri i rasteve të infektuar vazhdon të jetë prezent. Qytetarët i drejtohen qendra shëndetësore për të marrë shërbimin e duhur. Kemi edhe raste me forma klinike serioze që u drejtohen spitaleve rajonale, dhe kryesisht ka edhe shtrime. Muajin e fundit janë mbi 2 mijë raste, ndërsa java e fundit mbi 500 raste. Jemi në shifrat e vitit të kaluar raste që paraqiten kanë diagnozë më serioze krahasuar me vitet e kaluara. Janë të prekur të gjitha moshat por kryesisht fëmiëjt dhe moshat e thyera”, tha ajo per A2 CNN.
Sipas shefes së epidemiologjisë, Dhurata Hysa, në rrethin e Shkodrës qarkullojnë të gjitha llojet e viruseve.
“Por nga kampionet që kemi marrë është identifikuar virusi i tipit A dhe nëntipi AH1”.
