Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u shpreh se dita e sotme nisi me fjalimi patetik rë mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës.
Ai shtoi se 3 rezolutat e miratuara 150 parti të djathta të botës e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.
Këlliçi u shpreh se Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Ai shtoi se tre ditë më parë, Edi Rama tha se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.
Këlliçi shtoi drejtori i OSSH-së, Blendjan Dalipi ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare me vlerë i kalon 30 milionë eurot. Ai shtoi se vlera e tenderave është po aq sa kursimi për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë.
