Alarmi tek Astiri/ Policia shpall në kërkim 5 djem: Vajza u mbajt e mbyllur në apartament!

Data

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen e regjistruar mesditën e djeshme në zonën e Astirit, ku një vajzë 21-vjeçare, Sajma Q. telefonoi autoritetet me pretendimin se po dhunohej nga disa persona dhe më pas u ngujua brenda apartamentit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 5 persona, më konkretisht shtetasit: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Jani Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, 5 djemtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë mbajtur të mbyllur vajzën brenda apartamentit të marrë me qira, teksa konfirmohet edhe një herë gjetja e armëve dhe municionit luftarak.

Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen Sajma Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related