“Histori e madhe korrupsioni”, Bylykbashi nga zonat e përmbytura në Durrës: Më shumë se katastrofë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka qenë sot pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Durrës, ku ka inspektuar nga afër situatën në zonën e ish-kënetës.

Gjatë prononcimit të tij, Bylykbashi lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe bashkisë, duke theksuar se situata aktuale nuk është thjesht pasojë e motit të keq, por rezultat i keqmenaxhimit dhe korrupsionit.

“Situata është më shumë se dramatike. Kjo është më shumë se një katastrofë natyrore, është edhe histori e madhe korrupsioni. Janë mbi 30 milionë euro të shpenzuara për kanalizimet, ndërkohë që familjet ende presin dëmshpërblimet nga dy përmbytjet e mëparshme dhe tashmë janë përballur me të tretën,” u shpreh deputeti i PD-së.

Sipas tij, dëmshpërblimet për familjet e prekura janë kthyer në çështje politike, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve pa mbështetjen e nevojshme institucionale.

Bylykbashi kërkoi reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe zgjidhje afatgjata për problematikën e përmbytjeve në këtë zonë të qytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related