Pl@gosj@ në Fier/ Melisa nxori në pritë burrin, i dashuri e q*lloi në sy të djalit. Çifti në kërkim prej 5 ditësh

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e të dielës në Fier, ku u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari, i njohur si “Gledi”.

I plagosuri Gledian Hoxhallari

Si autor i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim prej 5 ditësh 26-vjeçari Klement Beqaj, i njohur si Klejdi, teksa bashkëpunëtore në krim dyshohet edhe bashkëshortja e të plagosurit Melisa Beluli (Hoxhallari), 29 vjeçe me të cilën ishte në proces divorci.

Klement Beqaj dhe e dashura e tij, Melisa Beluli

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku Klement Beqaj shkoi në lokalin ku ndodhej Gledian Hoxhallari dhe e qëlloi atë me armë zjarri.

Sipas dëshmimtarëve që kanë qenë të pranishëm në lokal, Klement Beqaj i mbështeti pistoletën në trup dhe e qëlloi 40-vjeçarin. Mësohet se të pranishëm kur ndodhi ngjarja ka qenë edhe bashkëshortja e të plagosurit Melisa Beluli dhe fëmija i tyre 10-vjeçar, ku Beqaj i ka plagosur babain në sy të tij.

I plagosuri Gledian Hoxhallari dhe bashkëshortja e tij, Melisa Beluli

Melisa Beluli dyshohet se është e dashura e autorit Klement Beqaj dhe po ashtu dyshohet se ajo e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj, duke informuar të dashurin për lëvizjet e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related