Rrëzimi i Listës Serbe, deputeti Berisha: Skenarë për fushatë elektorale, Serbia në krizë të vazhdueshme

Data

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, përmes një interviste televizive, ka komentuar rrëzimin e vendimit nga KQZ për listën serbe për të cilën u shpreh se ata kanë qenë gjithmonë në fushatë zgjedhore që pas vitit 2022.

Ai tha se të gjitha këto janë skenarë për fushatë elektorale dhe se faktori ndërkombëtar nuk është i përfshirë në këto skenarë

“Ka qenë e pritur. Ne jemi pothuajse në fushatë zgjedhore. Sa i përket pozitës, qeverisë ata kanë qenë në fushatë elektorale që nga fillimi, nga 2022 dhe kur u vra polici në Banjskë dhe në atë moment fatkeqësie kanë dashur të përfitojnë. Këto zhvillime qofshin ato më tragjike si ai sulm apo sulmi i kanalit apo loja me largimin nga salla të gjitha këto i shpërbejnë efekteve elektorale.

U pa dhe puna e listës serbe, kam bërë një reagim që lista serbe duhet të rishikohet  të gjitha shkeljet penale apo kushtetuese nëse vërejmë barrikadat apo sulmet mbi KFOR janë nxitur dhe vetë. Atje udhëhiqet me ligjin e të fortit që është Radoiçiç që shkon deri te Vuçiç.

Sa i përket mekanizmave për të imponuar se kush do jenë pjesë e listës ka, por kjo formë ishte thjeshtë dhe skenar për efekt elektoral dhe çdo veprim i bërë deri më sot ka qenë i kësaj natyre prandaj nuk na ka surprizuar asgjë deri më tani.

Këta kanë deficit se në moshën e duhur s’kanë qenë pjesë e krijimit të shtetit të Kosovës dhe bëjnë të tilla veprime vetëm që ta dëmtojnë Kosovën dhe që janë në shërbim të Serbisë. Sa i përket faktorit kombëtar nuk është i përfshirë në këto skenarë. Në detaje fshihet djalli thonë, shiko vetëm në momentin që u mor ky vendim, nuk votuan fare abstenuan nga vendimi dhe më pas dolën direkt me deklaratë që ja këto janë vendimet.”

Ndërsa sa i përket faktti që Serbia s’lejon Sveçlën të vizitojë Luginën e Preshevës, Berrisha tha se gjithçka lidhet me situatën e krtijuar në Beograd si pasojë e protestave të cilat kanë vënë në rrezik Vuçiç. Sipas tij Serbia është në një rrezik të vazhdueshëm.

“E kanë ndaliuar për të ngritur atë ndjenjën e patriotizmit sepse Serbia, Vuçiç është në rrezik për shkak dhe të protestave sepse ato do ta fundosin dhe kjo po i ndodh fatkeqësisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related