Botërori i Skive/ 18-vjeçarja Lara Colturi zë vendin e dytë në garën e Sllovenisë

Data

Skiatorja alpine shqiptare me origjinë italiane, Lara Colturi duket se po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme.

Vetëm 18 vjeç, në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara u rendit sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç.

Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Slloveni, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren shqiptaro-italiane e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami.

18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related