Raporti i UNESCO-s për Arsimin/ PD: Kërkohet rritje urgjente e buxhetit dhe reforma të thella

Data

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, e cila theksonte se arsimi në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha dhe kërkonte në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarje efikase të burimeve.

Sipas PD-së, raporti thekson uljen e vazhdueshme të financimeve për arsimin gjatë dekadës së fundit.

Eksperta për Arsimin në PD, Lili Sula, përmes një deklarate nga selia blu tha se ë vitin 2010 në qeverinë e Partisë Demokratike, shpenzimet publike për arsimin përbënin 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë, në vitin 2021, këto shifra ranë 3.1% të PBB-së, me një përkeqësim të mëtejshëm në vitet pasuese.

Ajo theksoi se shpenzimet qeveritare për arsimin për gjithë këto vite janë në një nivel më të ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. dhe ato që mbizotërojnë së shumti janë investime, rikonstruksione, pra tendera korruptivë.

Sipas PD-së, raporti nënvizon gjithashtu se pagat e mësuesve janë ndër më të ulëtat në rajon, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe cilësinë e mësimdhënies.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related