Motorët janë ndezur”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët nëse a e ka nisur punën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ditët e para të Janarit është parë të futet vetëm ai në selinë blu, por Berisha deklaroi se nuk është vetëm ai që po punon, por sipas tij, të tjerët po marrin energji, që të jenë më pas gati për sulm.
“Jo, punojnë edhe të tjerët. Mendoj se motorët janë të ndezur. Por nga ana tjetër, ka edhe që po marrin energjinë e nevojshme për sulm. Kështu që nuk është se jam vetëm unë në punë, se tani komunikohet në shumë forma dhe angazhimi është shumë serioz.” – tha Berisha.
I pyetur se si do të përzgjidhen kandidatët për deputet të PD-së, Berisha tha: “Ka procedurë statusore. Do përcaktohet nëpërmjet primareve.”.
Sa i përket takimeve me diasporëm, Berisha tha se ato po vazhdojnë dhe shtoi se do të shkojë edhe ai, por atëherë kur ta gjykojë kohën më optimale për efekt elektoral.
