Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm politik të Apelit të GJKKO-së, për të lënë me detyrim paraqitje, liderin e opozitës, Sali Berisha. Shehu tha se masa e sotme ndaj Berishës është një vendim mjeran dhe frikacak, ndërsa shton se ky vendim tregon qartë montimin e një procesi shterpë, pjesë e komplotit kundër PD dhe opozitës.
“Një vendim aq mjeran sa dhe frikacak, masa e sotme për Berishën! Një vendim pa asnjë bazë ligjore! Një vendim që tregon qartë montimin e një procesi shterpe, pjese e komplotit kundër PD e opozitës!
Një vendim që nxjerr “lakuriq” një proces politik! Një vendim që tregon rrezikshmërinë e larte ndaj të drejtës, lirive, demokracisë, që paraqet ky regjim. Një vendim qe tregon se ky regjim duhet shembur ne Maj! Rrugë tjetër nuk ka!”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.
