Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për media ku ka folur në lidhje me çështjen e Fredi Beleri. Meta u shpreh se arrestimi i Belerit është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.
Meta gjatë fjalës së tij shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.
“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL. Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave. PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë.
Ia bashkohet thirrjes për zbatimin e të drejtave parlamentare të opozitës. Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE. PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij. Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama. E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai.
