Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka prezantuar paraditen e kësaj të premteje Platformën Elektronike të Regjistrimit “PER” për emigrantët që do të votojnë për herë të parë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Kjo platformë e krijuar nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke iu mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës.
“PER” do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje.
Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.
Për regjistrimin në aplikacionin me të cilin do votojnë votuesit kryesore do të jetë; Pamje e fytyrës me anë të verifikimit nga kamera, numri i telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit.
