Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të “TikTok” e gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Data

Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën.

Vendimi i Ramës erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, i cili nuk e gjen fajtorin tek rrethi i tij, por tek rrjetet sociale.

Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para.

Disa nga personazhet e famshëm të “TikTok” si Kozak Braçi, Aleks Visha, dhe Fire Fire, tashmë kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper. Kozak Braçi ka shpërndarë një video ku tregon fitimet e tij nga ky aplikacion dhe u bën thirrje ndjekësve të tij që ta ndjekin atje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related