Integrimi / Dhuka: Viti 2026, gur kilometrik për anëtarësimin e vendit në BE

Data

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, deklaroi se viti 2026 do të jetë një moment kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Gjatë një konference për shtyp mbi fazën e re të negociatave, Dhuka bëri të ditur se do të prezantohet një paketë e rëndësishme prej 12 nismash ligjore, të cilat synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Sipas saj, kjo paketë lidhet me zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi, mbrojtjen nga diskriminimi, mbrojtjen e familjes, barazinë sociale, luftën kundër krimit dhe parandalimin e korrupsionit.

Ajo theksoi se gjysma e nismave janë propozuar nga qeveria dhe gjysma nga Kuvendi, ndërsa një nga risitë më të rëndësishme është dekriminalizimi i veprës penale të shpifjes ndaj gazetarëve.

Dhuka nënvizoi se Shqipëria ka çelur negociatat për të gjithë 33 kapitujt dhe se viti 2026 shihet si “gur kilometrik” për përmbushjen e kushteve të ndërmjetme. Sipas saj, synimi është që deri në vitin 2027 vendi të ketë përfunduar përgatitjet për mbylljen e negociatave.

Ministrja shtoi se testi kryesor për Shqipërinë mbetet sundimi i ligjit, ku kërkohet si vullnet politik, ashtu edhe funksionim efektiv i institucioneve, në përputhje me standardet europiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related