Bashkia Tiranë “qep” tender 700 mijë euro për “ONE”, skema u zbulua në vendimin e KPP

Data

Një vendim i Komisionit të Prokurorimit Publik (KPP) hedh dritë mbi një skemë të dyshuar të ndjekur nga Bashkia e Tiranës për të privilegjuar kompaninë telefonike “ONE” në tenderat e zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.

Në 2 Dhjetor 2024, KPP ka pranuar ankimin e kompanisë ‘MC Networking”, e cila pretendonte se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tender “të qepur” për shoqërinë “One”, me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”, me fond limit 74.398.398 lekë të reja ose rreth 740 mijë euro.

Thelbi i kësaj skeme, sipas ankimit të lexuar nga “Boldnews.al”, ndërtohet në dy elementë; së pari,Bashkia e Tiranës vendos kritere të panevojshme, por që plotësohen vetëm nga “One” dhe “Vodafone Albania”, duke skualifikuar konkurentët e tjerë; së dyti, “Vodafone Albania” skualifikohet se nuk plotëson dokumentacionin e plotë dhe në fund fitues shpallet “One”.

Kompania ankuese pretendon për një “skemë favorizimi” mes Bashkisë Tiranë e shoqërisë “One”

“…Kemi vënë re se kjo procedurë është bërë për kompanite ‘One’ dhe ‘Vodafone albania’, të cilat ofertojnë të dyja sëbashku. Në të gjitha rastet, kompania ‘Vodafone Albania’ skualifikohet për mungesë dokumentaconi dhe gjithmonë kualifikohet kompania ‘ONE’, e cila me këto veprime po bëhet e vetmja që fiton tendera me makinacione dhe marrveshje të heshtura me Vodafone Albania dhe Bashkinë Tiranë”, thuhet në ankimin e dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related