Shqiptarët ndihen më të pasigurtët ekonomikisht në Rajon

Data

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me 6 mijë qytetarë që synon të masë perceptimin për sigurinë në Ballkan evidentoi se qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt në aspektin ekonomik në raport me ata të 5 vendeve të tjera.

Mali i Zi dhe Kosova kanë nivelet më të larta të sigurisë ekonomike të perceptuar, me përkatësisht 57% dhe 54% të qytetarëve të tyre që ndihen të sigurt, ndërsa Shqipëria ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që ndihen të pasigurt për ekonominë e tyre (32%).

Për të ardhmen, Shqipëria dhe Bosnja shfaqen nivele më të larta të pesimizmit.

36% e qytetarëve shqiptarë dhe 34% e boshnjakëve shfaqën pritshmëri negative, duke reflektuar rritje të pesimizmit.

Qytetarët e Rajonit u përgjigjën se ata janë plotësisht ose kryesisht të pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat në ekonomitë e tyre (39%), 31% të tjerë nuk mbajnë një qëndrim të qartë, ndërsa një pjesë më e vogël prej 28% janë plotësisht ose kryesisht të kënaqur

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related