Përforcimi i aftësive drejtuese të të rinjtë, mbahet workshop-i për angazhimin kundër ekstremizmit të dhunshëm në Vlorë

Data

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetje nga Ambasada e SHBA në Tiranë, organizoi një workshop për të rinjtë në Vlorë me temën “Ndërtimi i Aftësive Drejtuese të të Rinjtë për Angazhimin e Komunitetit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Ky trajnim, i mbështetur nga Qendra Aulona, synoi fuqizimin e të rinjve për t’u bërë liderë aktivë në komunitetet e tyre dhe për të promovuar zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. “Më 20 Nëntor, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetje financiare nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës U.S. Embassy Tirana së SHBA në Tiranë, organizoi workshop-in e parë për të rinjtë me temë: “Ndërtimi i Aftësive Drejtuese të të Rinjtë/rejat për Angazhimin e Komunitetit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” në Vlorë. Ky trajnim, i mbështetur gjithashtu nga Qendra Aulona , degë e ACPD-së, synoi fuqizimin e të rinjve për t’u bërë liderë aktivë në komunitetet e tyre, duke trajtuar çështje të rëndësishme si: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm; Zgjidhja e konflikteve; Angazhimi dhe bashkëpunimi me komunitetin. Përmes këtij angazhimi, synojmë të krijojmë një të ardhme më të sigurt dhe të drejtë për të gjithë. #peace #strength #free #youth”, njoftoi ACPD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related