Aksident në aksin Melan-Peshkopi, 3 të pl@gosur

Data

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Melan-Peshkopi. Mësohet se shtetasi 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi Sh.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e daljes së automjetit nga rruga.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related