Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me protestën e paralajmëruar pasditen e sotme nga Partia Demokratike.
Organizatorët kanë kërkuar 3 orë leje në Polici, prej orës 17:00, teksa do të bllokojnë disa prej akseve kryesore në kryeqytet.
Autoritetet bëjnë me dije se garantojnë të drejtën për tubim, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
“Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.” – thuhet në njoftim.
Uniformat blu paralajmërojnë se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale dhe se kush ndërmerr akte të tilla do të përballet me pasojat.
