Fatos Klosi: BE po përgatit kthimin e madh në Ballkanin Perëndimor, lajme të mira priten për Shqipërinë nëse qeveria…

Data

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi ka ndarë vlerësimet dhe analizat e tij për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e ngjarjeve ndërkombëtare gjatë një interviste për gazetën “SOT”.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është në prag të një angazhimi të ri dhe më të fuqishëm në rajon, duke sjellë mundësi të reja për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Megjithatë, ai thekson se ky është një moment që kërkon menaxhim të kujdesshëm nga qeveritë e vendeve të rajonit, për të shfrytëzuar mundësitë që po hapen. Kur pyetet për mundësinë e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë, Klosi është i qartë: “Absolutisht jo. Serbia nuk është e gatshme për të provokuar një luftë.” Ai thekson se edhe pse Serbia gëzon mbështetje nga Rusia, ajo nuk ka forcën për të realizuar qëllime të dhunshme ndaj Kosovës.

Klosi vlerëson se siguria në rajon është e garantuar nga NATO, me anëtarësimin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe, si një hap i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë. Në lidhje me luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një ndërhyrjeje të presidentit amerikan Donald Trump për ta mbyllur atë, Klosi është i rezervuar, duke theksuar se ndonëse Trump ka shprehur dëshirën për të ndalur luftën, ky konflikt është shumë kompleks.

Sipas tij, do të kërkohet një kompromis i dhimbshëm nga të dyja palët për të zgjidhur çështjet territoriale dhe politikat e sigurisë. Klosi vlerëson se SHBA, megjithë polarizimin politik, ka mundësinë të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ndërkohë një nga çështjet më të diskutueshme të kohës, sipas Klosit, është mundësia e një përplasjeje bërthamore mes Rusisë dhe NATO-s. Ai e përjashton këtë mundësi, duke shpjeguar se arsenalet bërthamore të të dyja palëve janë aq të fuqishme sa mund të shkatërrojnë planetin shumë herë. Klosi beson se ndërhyrja bërthamore është e pamundur dhe se të gjitha palët janë të vetëdijshme për pasojat shkatërruese të një lufte të tillë.

-Zoti Klosi, Serbia ka provokuar Kosovën me disa incidente të rënda kohët e fundit. A mendoni se ekziston rreziku i një konflikti në Ballkan?

Absolutisht jo. Serbia nuk është kërkushi. Natyrisht ka mbështetjen e Rusisë, por Serbia nuk është të bëjë në gjendje asnjë gjë, as në Kosovë. Vuçiç po bën lojën e vetë. Në Serbi ka shumë vota të nacionalistëve që natyrisht e kanë parë Kosovën si një pjesë të Serbisë, të cilët iu mor me forcë dhe është e vërtetë që iu mor me forcë. Vuçiçi mban një qëndrim të tillë që të mbledhë vota. Por ky qëndrim nuk ka asnjë të vërtetë. Në Kosovë është KFOR, që ka në duar sigurinë. Po flasim për Kosovën se ajo është çështja më e madhe, se në rajon ne jemi në NATO.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related