Nisin aplikimet për subvencionet, fermerët bllokojnë punën e autoriteteve

Data

Në ditën e parë të nisjes së aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi në  Fier interesi i fermerëve ka qenë i lartë.

Prej mëngjesit dhjetra fermerë iu drejtuan pikave të aplikimit, ku janë krijuar radhë,ndërsa fluksi i lartë i aplikimeve për skemat por edhe për t’u pajisur me NIPT ka sjellë mbingarkesë të sistemit.

Më shumë interes, ashtu si vitet e shkuar ka pasur për për skemën mbështetëse të naftës.

E njëjta situatë u paraqit edhe në drejtoritë e bujqësisë në Korçë.

Skemat mbêshtetëse të bujqësisë këtë vit vijnë me disa risi,që lehtësojnë dhe rritin mundësitë e fermerëve për të përfituar.

Aplikimet e fermerëve për të pêrfituar nga skemat mbêshtetëse do të vazhdojnë deri në 19 prill. Vitin e kaluar rreth 12 mijë fermerë të qarkut të Korçës përfituan nga skema e mbështetjes për naftë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related