Kryeministri Edi Rama në Bruksel zhvilloi dje një konferencë të përbashkët për shtyp me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin. Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociata për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi angazhimin e shteteve anëtare të BE-së në këtë proces. Më tej, komisionerja Kos u shpreh se ka besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort në këto negociata.
Ajo shtoi gjithashtu se ne do të vazhdojmë të ndërtojmë së bashki një të ardhme të përbashkët. “Ky vendim i sotëm është një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e BE që zgjerimi është prioritet për BE dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera. Në kontekstin ndërkombëtar hapja e negociatave për grup kapitullin VI ka një rëndësi gjeostrategjike dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE-së si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm”, deklaroi komisionerja Kos.
