Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Rama shfaqet optimist: Duam t’i mbyllim negociatat brenda vitit 2027

Data

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin u shpreh dje se Shqipëria është në momentin më të mirë të historisë së saj. Rama theksoi se dëshiron që të mbyllë të gjithë procesin e negociatave brenda viti 2027 dhe se uron që anëtarësimi i plotë i Shqipërisë të ndodh brenda kësaj dekade. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, me mikun tonë Piter dhe gjithashtu me komisonerin Kos, që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, nuk ka ende një muaj në mandatin e saj, dhe ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara. Por e jona është më e rëndësishmja.

Gati dy muaj, pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi, duket që këto që po ndodhin, janë falë presidencës hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze dhe të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të lartë këtë ambicie për zgjerimin e BE. Së dyti, di që e gjithë kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e shteteve anëtare, kanë pasur mirësinë, unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe të shoh një pamje jo fort të largët, por më duhet të them që sot kemi pamje më të qartë për punën që është bërë. E marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara. Të gjitha këto falënderime janë të sinqerta që vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related