Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi gjetjet e sondazhit vjetor ‘SecuriMeter‘ për vitin 2024, nëpërmjet të cilit qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor shprehin perceptimet e tyre për çështjet e sigurisë në rajon.
Sipas rezultateve të sondazhit, pritshmëritë e qytetarëve të rajonit nuk duken tepër optimiste për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“Vetëm 39% e qytetarëve bien dakord se Ballkani Perëndimor është një vend i sigurtë për të jetuar, duke theksuar shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë, teksa 83% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor pranojnë se korrupsioni është i përhapur kudo”, citojnë gjetjet e raportit.
Sondazhi i opinionit publik SecuriMeter për Ballkanin Perëndimor u lançua për herë të parë në vitin 2021, dhe kryhet çdo vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal me mbështetjen e qeverisë italiane.
Sondazhi për vitin 2024 u krye gjatë muajve Qershor-Korrik 2024 me gjashtë mijë pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor
