E rëndë në Greqi/ Dy vëllezër vra&in babanë e tyre, i ndihmon edhe dhëndri! Djemtë e raportuan të vde&ur, por…Si u zbulua kri@i

Data

Një tragjedi e papërshkrueshme ka ndodhur mëngjesin e së martës, 17 dhjetor, në një fshat të Evisë në rajonin e Kymit në Greqi.

Sipas informacioneve të evima.gr, dy vëllezër kanë vra@re të atin brenda shtëpisë së tyre.

Djali i tij 45-vjeçar fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur.

Forca të forta policore kanë shkuar në zonë për të zbardhur rrethanat e krimit.

Mbrëmjen e djeshme, dy vëllezërit së bashku me dhëndrin e 65-vjeçarit, pas një marrje të gjatë në pyetje, kanë rrëfyer se kanë vrarë babanë e tyre me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen e tij.

Sipas informacioneve, vitet e fundit ka pasur konflikte të shpeshta në familje. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related