SHBA kërcënon pa doreza bosët e politikës shqiptare, sinjale të frikshme për pushtetarët e korruptuar me dosje në…

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë të korruptuarit dhe të “paprekshmit” në politikën shqiptare. Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar pa dorashka se reforma në drejtësi dhe institucionet e reja, si SPAK, janë në veprim për të kërkuar llogari nga ata që kanë abuzuar me pushtetin. Në një konferencë të rëndësishme mbi arritjet e deritanishme të procesit të vetingut, VanHorn vuri dje në dukje se ka pasur rezistencë të madhe ndaj reformës në drejtësi, por theksoi se kjo rezistencë nuk ka penguar progresin e institucioneve si KPK dhe SPAK. Ajo shprehu mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për këto organe, duke theksuar se llogaridhënia ndaj krimit dhe korrupsionit do të vazhdojë.

“SPAK po punon për të sjellë para drejtësisë bosët e krimit dhe figurat e korruptuara politike,” deklaroi VanHorn, duke dhënë sinjale të qarta se dosjet e rënda ndaj disa pushtetarëve janë një hap më afër veprimeve ligjore. Ajo i bëri thirrje institucioneve shqiptare të ruajnë pavarësinë dhe të vazhdojnë me guxim përballjen me abuzuesit e pushtetit, pavarësisht presioneve politike

Mesazhi

Mesazhi i saj përmban tone alarmuese për elitën politike shqiptare, sidomos për ata që janë nën hetim nga SPAK. “Kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi dhe transparencë është po aq e fortë sa në vitin 2016,” tha VanHorn, duke nënvizuar se pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë mbeten të larta. Ajo vlerësoi institucionet e reja të drejtësisë për standardet e integritetit që kanë vendosur, duke i cilësuar si një model edhe për vendet e tjera. Megjithatë, VanHorn paralajmëroi se procesi i reformës nuk ka përfunduar dhe se puna e SPAK dhe KPK duhet të vazhdojë pa kompromis. Ky mesazh i qartë nga SHBA konfirmon se mbështetja ndërkombëtare për reformën në drejtësi mbetet e fuqishme dhe e qëndrueshme.

Lista me disa nga emrat “VIP” që po hetohen

Ndërkohë politikanët e korruptuar me dosje të hapura nuk kanë më vend për t’u fshehur dhe kambanat e paralajmërimit tashmë po bien për ata që kanë abuzuar me besimin e popullit shqiptar. Sot që flasim janë të shumtë politikanët dhe pushtetarët e korruptuar që po përballen me drejtësinë. Si nga mazhoranca ashtu, edhe nga opozita ka emra “VIP” që deri më dje e konsideronin veten të “paprekshëm” që kanë rënë në rrjetën e SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jam Arbër Malltezin deputetja Monika Kryemadhi, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ish-presidenti Ilir Meta dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku janë disa prej atyre që po hetohen nga Prokuroria Specialë. Po ashtu, ish-ministrja Olta Xhaçka, ish-ministri demokrat Aldo Bumçi, Petrit Vasili, Vangjel Tavo, Frida Krifca, Damian Gjiknuri, Fatmir Mediu, Ogerta Manastirliu, Jamarbër Malltezi, Erion Veliaj, Engjell Agaçi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe oligarkë të përfshirë te afera e pronave në ushtri janë disa nga emrat e tjerë që po hetohen SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related