“21 Janari”/ Rama paralajmëron SPAK-un: Zgjohu dhe bëj detyrën, ose do mbash njollë të pashlyeshme

Data

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje SPAK-ut që të përshpejtojë hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e katër protestuesve.

Nga podcasti “Flasim”, Rama tha se 15 vite pas ngjarjes drejtësia ende mungon, duke e cilësuar 21 Janarin një krim shtetëror që ka lënë një plagë të hapur për familjarët e viktimave dhe për vetë shtetin e së drejtës.

Ai theksoi se krimet shtetërore nuk harrohen dhe se SPAK duhet të zgjohet e të kryejë detyrën e tij, përndryshe kjo çështje do të mbetet një njollë e pashlyeshme për drejtësinë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related