Balla me shqiptarët në Berlin: PS dhe Edi Rama përmbyllin anëtarësimin e vendit në BE

Data

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi këtë fundjavë një takim me bashkatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Berlin, Gjermani. Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit Balla, Diaspora shqiptare ka një gjykim objektiv mbi ndryshimin e madh të Shqipërisë në dekadën e fundit.

“Shumë prej jush thonë: mirë, mirë dakord ne do votojmë, por a do kemi ne përfaqësuesit tanë të diasporës në kuvendin e Shqipërisë? A ka vende të përcaktuara në kuvend për diasporën? Shqipëria këtu është e ngjashme me Gjermaninë. Pra dhe në Bundestagun gjerman nuk ka vende të përcaktuara për gjermanët që votojnë në diasporë. Nuk krahasohen diasporat tona sepse Shqipëria ka një numër pothuajse të barabartë mes shtetasve të vet me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, me ata që jetojnë brenda Shqipërisë. Me Gjermaninë nuk është i njëjti rast. Partia Socialiste kishte edhe më 2021-in, pra një prej kolegëve të mi Lavdrim Krashi prej 30 vitesh jetonte në Britaninë e Madhe madje dhe si disa prej jush këtu i angazhuar në jetën administrative politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related