Donald Trump kritikon vendimin për ta lejuar Ukrainën të sulmojë me raketa amerikane Rusinë: Vetëm sa e përshkallëzojmë luftën

Data

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane, duke thënë se kjo gjë vetëm sa e përshkallëzon luftën.

“Unë nuk pajtohem aspak me dërgimin e raketave, qindra raketave në Rusi. Pse po e bëjmë këtë? Ne vetëm sa po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë. Kjo gjë nuk duhej lejuar të ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste me revistën Time, që u publikua të enjten.

Pas një ngurrimi mbi njëvjeçar, administrata e presidentit Joe Biden përfundimisht vendosi në nëntor t’i japë leje Ukrainës për të kryer sulme ndaj aseteve ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa të prodhimit amerikan, Sisteme të Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).

Këto raketa të fuqishme dhe precize mund ta godasin shënjestrën deri hiç më pak se 300 kilometra larg.

Administrata e Bidenit e arsyetoi vendimin duke thënë se Rusia e ka përshkallëzuar konfliktin duke dërguar rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në vijë të frontit.

Vetëm disa ditë pasi Ukraina i përdori për herë të parë raketat ATACMS kundër Rusisë, Kremlini u kundërpërgjigj duke goditur Ukrainën me një raketë të re balistike ndërkontinentale, e cila është e aftë të bartë kokë bërthamore. Kremlini deklaroi se përdorimi i kësaj rakete ishte mesazh për Perëndimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related