Berisha tradhtoi demokratët e Tiranës për Sorosin

Data

Sali Berisha e ka ngritur prej vitesh retorikën e tij politike mbi një akuzë të vetme: Sorosi është armiku i demokracisë shqiptare. Në çdo fjalim, në çdo studio televizive, ai e ka shpallur “armikun e përjetshëm”, duke e akuzuar për kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e institucioneve. Por sot, ky flamur bie. Sot, Berisha ka bërë tradhtinë më të madhe ndaj demokratëve të Tiranës.

Tre kandidatët e tij për Bashkinë e Tiranës janë njerëz që kanë qenë pjesë e projekteve, bursave apo rrjeteve të financuara nga Fondacioni Soros. Në vend që të paraqesë figura të reja, të pastra dhe të pavarura, Berisha ka zgjedhur t’u ofrojë demokratëve kandidatë të rritur në krahët e atij që vetë e ka quajtur për vite me radhë si “armikun më të madh të Shqipërisë”. Kjo nuk është thjesht një kontradiktë. Kjo është një tradhti e hapur politike.

Demokratët e Tiranës meritojnë transparencë, jo mashtrim. Ata meritojnë kandidatë që përfaqësojnë vlerat e tyre, jo njerëz të mbështetur nga një sistem që Berisha e ka përdorur si gogol për të mobilizuar militantët. Ky është mashtrimi i radhës: me fjalë sulmon Sorosin, me veprime i hap derën.

Opozita nuk mund të ringrihet mbi standarde të dyfishta. Ajo nuk mund të fitojë besimin e qytetarëve me kandidatë të dalë nga fondacionet që vetë i shpall “armiq”. Sot është e qartë: Berisha nuk i mbrojti demokratët, por i shiti. Ai nuk e lufton Sorosin – ai e përdor. Dhe kjo është tradhtia më e madhe ndaj Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related