“Tregtarët” e të dhënave private, gazetari zbulon detajet: Hetimi filloi nga autoritetet amerikane

Data

Gazetari Ermal Vija thotë se hetimi për operacionin e koduar “RYDOX”, ku u arrestuan 3 persona pasi shisnin të dhëna personale të qytetarëve amerikanë, ishte iniciuar nga autoritetet në SHBA.

Vija u shpreh se një prej të arrestuarve ishte rezident në vendin tonë.

Ermal Vija: Në Shqipëri, edhe në Kosovë. Janë 3 shtetas kosovarë që janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Personi i cili drejtonte faqen, e cila tregtonte të paktën 8 mijë të dhëna të qytatarëve amerikanë, të dhëna sensitive të këtyre qytetarëve, të cilat i tregtonte nëpërmjet faqeve online, ishte rezident në vendin tonë. Ka qenë një hetimi i iniciuar, apo informacionet e përcjella nga autoritetet e huaja, nga ato amerikane, kjo faqe në rast se tani klikohet, del që është e bllokuar dhe e mbyllur. Nuk ka më akses për të marrë të dhëna të tjera. Është një operacion që nuk ishte i njohur në vendin tonë. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kanë arritur të godasin këtë grup kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related