Erion Veliaj: Jam plotësisht në dispozicion të hetimit të SPAK-ut

Data

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me hetimin pasuror që SPAK ka nisur ndaj tij dhe mbi kontrollet e ushtruara nga agjentët e BKH-së në ambientet e familjarëve të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj deklaron se ndryshe nga kundërshtarët e tij politik, do të jetë bashkëpunues dhe totalisht në dispozicion të hetimit, teksa beson se në fund do të triumfojë e vërteta.

Më tej, Veliaj sqaron dhe atë se çfarë ndodhi mëngjesin e 6 Dhjetorit, ku sipas tij, grupi i SPAK-ut ka trokitur në derëmn e banesës së tij, pa një vendim gjykate. Gjithsesi, Veliaj shprehet se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve.

Ndër të tjera, Veliaj sulmon me një gjuhë të ashpër dhe kreun e PD-së, Sali Berisha lidhur me pretendimet e këtij të fundit se në zyrën e Ajola Xoxës janë gjetur 230 mijë euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related