Dosja 500 faqshe nga SPAK, ja si Berisha i bëri presion dhe ndëshkoi gjeneralin që nuk firmosi për privatizimin e…

Data

Gazeta sjell të tjera detaje nga dosja voluminoze e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilin SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin dhe caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën dhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndërsa i gjithë shteti ishte vënë në shërbim të Sali Berishës dhe familjarëve të tij për këtë aferë, i vetmi zyrtar që kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe ishte gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili doli hapur kundër privatizimit të kompleksit Partizani. Kjo gjë faktohet dhe në dosjen e SPAK.

Detajet nga dosja

“Shtetasi Sali Berisha, gjithashtu ka shfrytëzuar funksionin e vet, me qëllim detyrimin e Komandantit të Komandës Mbështetëse për të marrë në dorëzim pronën nr 11, Klubi i Futbollit Partizani dhe lidhjen e kontratës së shitjes. Me dt 16.04.2009, Kryeministri Sali Berisha, nxjerr urdhrin Nr. 1289 Prot “Mbi kontrollin tematik në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi zbatimin e procedurave ligjore dhe administrative për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes së pronës me Nr.11, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Drejtori Oerd Bylykbashi, mbështetur në konceptimin e bërë nga shtetasi Ilir Kadiu, ka përgatitur programin e kontrollit me nr. 1289 prot dt 16.04.2009, i cili në vijim rezulton të jetë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gjergj Lezhja. Më dt 24.04.2009 shtetasi Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i ka kërkuar shtetasit Vladimir Qiriazit, të verë në dispozicion të grupit të kontrollit, praktikën në lidhje me pronën, në kuadër të kontrollit. Inspektorët e Departamentit Antikorrupsion pranë Kryeministrisë, shtetasit Ilir Kadiu dhe Saimir Struga, mbajnë aktin e kontrollit dt 04.05.2009 gjejnë përgjegjës shtetasin Vladimir Qiriazi… çka ngarkon me përgjegjësi Vladimir Qiriazin… Komanda Mbështetëse… duhej të kishte dorëzuar objektin brenda afateve ligjore… Me dt. 19.05.2009 Këshilli i Ministrave e konkretisht Sekretari i Përgjithshëm Gjergj Lezhja (konc nga Ilir Kadiu dhe nënshkruar nga drejtori Oerd Bylykbashi), ka dërguar raportin e kontrollit pranë Ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe Komandantit Vladimir Qiriazi, rekomandojnë:

Komanda Mbështetëse… të përfundojë procedurat e dorëzimit të pronës nr. 11 brenda 5 ditëve. Ministri i Mbrojtjes të fillojë menjëherë procedurat disiplinore për Vladimir Qiriazi…për zbatimin e rekomandimeve…. të njoftohet zyrtarisht Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave brenda 10 ditëve. (tërheq vëmendjen në këtë shkresë përmendja e fjalëve “uzurpatore” për personat që kanë shfrytëzojnë ambientet e klubit të futbollit Partizani, që është i njëjti term i përdorur nga shtetasit Jamarbër Malltezi, Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi në aktet që mban studio Pustina)”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kërcënimi

Në dosjen e SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Qirjazi ka deklaruar se ministri Oketa i ka kërkuar të firmosë, por nuk ia kishte sqaruar se nga kush vinte kjo kërkesë. Madje Oketa e kishte paralajmëruar gjeneralin se mund të merreshin masa ndaj tij nëse nuk e hidhte firmën për urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. “Me dt 26.03.2009 shtetasit Vladimir Qiriazi me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhërit nr. 334 dt 13.03.2009 “Për dorëzim prone e lidhje kontrate” për pronën nr. 11….

Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij. Me dt 31.03.2009 Drejtori i DMIBM shtetasi Ardian Shashaj i dërgon dy shkresa Komandës Mbështetëse duke bërë me dije edhe Ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa, Sekretarin e Përgjithshëm Fiqiri Kupe dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj. Në këto shkresa i tërhiqet vëmendje Komandës Mbështetëse për sjelljen e saj. Me dt 31 mars 2009 shtetasi Vladimir Qiriazi është thirrur në takim nga Ministri i Mbrojtjes z. Gazmend Oketa….Në takim i cili zgjati një orë e gjysëm, Ministri i Mbrojtjes i ka kërkuar të firmosja kontratën e privatizimit….Në takim ka ardhur edhe Sekretari i Përgjithshëm z Fiqiri Kupe,… Në dt 01.04.2009, Sekretari i Përgjithshëm Fiqiri Kupe, e ka thirrur në takim me Ministrin e Mbrojtjes, shtetasin Vladimir Qiriazi, ku të pranishëm kanë qenë personeli i DMIBM…Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, sekretari i Përgjithshëm Z. Fiqiri Kupe dhe Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes z. Besnik Dervishi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related