Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA. Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë. Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie.
Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkaikun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh. Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert.
Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore. Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit.
Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit. Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik. Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar.
